Lista Serbe i bashkohet koalicionit LDK-AAK-NISMA, kundër pretendimeve të PDK

Prishtine-Lista e serbe i është bashkuar koalicionit LDK-AAK-NISMA për ta nënshkruar dokumentin që kundërargumenton pretendimet e PDK-së për shkeljet gjatë seancës së 17 korrikut për kryetar të Kuvendit,seancë ku Isa Mustafa mori 65 vota nga 83 deputetë të pranishëm.Sipas RTK edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se teksti i argumentimeve të bllokut LDK-AAK-NISMA, e së cilës sot iu bashkua edhe Lista Serbe, tashmë është gati.Nënshkrimin nga Lista Serbe e konfirmoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.LDK-AAK-NISMA dhe deputetët e Listës Serbe ligjërisht kanë kohë deri më 4 gusht për t'i dërguar në Gjykatën Kushtetuese vërejtjet rreth ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit. Kurse kushtetuesja duhet të japë mendimin e saj më së largu deri më 18 shtator të 2014-s.Aktualisht, partitë janë në pritje vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ankesën e PDK-së lidhur me mbarëvajtjen e seancës së 17 korrikut.