Rrëzohet helikopteri i policisë në Strumicë, 4 të vdekur

Maqedoni- Një helikopter i policisë së Maqedonisë  u rrëzua mbrëmjen e 1o korrikut në afërsi të një zone industrial në Strumicë.SIpas burimeve jozyrtare, nga rrëzimi i helikopterit  kanë humbur jetën katër veta, të cilët ishin pjesë e ekuipazhit të helikopterit që po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në periferi të qytetit në zonën industrial të njohur si veriu, në qytetin e Strumicës, që shtrihet në pjesën lindore të vendit.Dëshmitarët theksuan se helikopteri është përplasur me një antenë të Radios Maqedonase, që ishte me një gjatësi prej 140 metrave.Pas përplasjes, helikopteri është  copëtuar në disa pjesë në zonën përreth.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur  zyrtar të lartë të qeverisë, por edhe kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev, i cili njëherësh është edhe lider i partisë më të madhe opozitare LSDM në Maqedoni.134Marrë nga INA