Kim Kardashian do të martohet për të treten herë

E treta e vërteta. Kim Kardashian ka vendosur të martohet me të dashurin aktual, Kanye West me të cilin po pret edhe fëmijën e parë.Ndonëse ende nuk e ka finalizuar divorcin me Kris Humphries, ajo ka vendosur të martohet me Kanye për shkak që, të dy janë lodhur duke pritur deri sa ajo të divorcohet.Bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në një plazh privat në Malibu ku do të jenë të pranishëm familja dhe miqtë e ngushtë. Madje, mediat e huaja shkruajnë se Kim po mendon që të marr edhe mbiemrin e burrit.“Kanye është shumë tradicional. Ai dëshiron që të martohet me Kim tani që edhe po presin një fëmijë. Nuk do të jetë zyrtarisht si një martesë sepse Kanye dëshiron që këtë ta bëjë në mënyrë speciale kur të vijë koha”, ka thënë një burim.Kim, përveçse me Kris ka qenë e martuar edhe me producentin muzikor, Damoj Thomas ndërkaq, martesa me Kanye është e treta me radhë në historitë e saj të dashurisë.