Kuajt në shpëtim për adoleshentët me varësi ndaj internetit
Katër muaj më parë, prindërit e një vajze Koreane Jugore ju ishin “shkatërruar nervat” pasi vajza e tyre kishte krijuar varësi për të lundruar në internet në kërkim të pornografisë.Megjithatë, tanimë, falë një programi terapeutik të kalërimit, vajza e tyre duket se është kthyer nën kontroll të jetës së saj. Në Korenë e Jugut, shteti më me shumë kabuj në botë dhe ku thuajse dy të tretat e popullsisë zotërojnë një smartphone, varësia ndaj internetit është kthyer në një problem madhor. Të dhënat qeveritare tregojnë se 680 mijë fëmijë të moshës ndërmjet 10 dhe 19 vjeçare janë të varur ndaj internetit, ose rreth 10% e asaj grupmoshe.“Unë luaja në kompjuter rreth shtatë orë në ditë, edhe kaloja natën nëse mamaja ime udhëtonte diku”, tha 14 vjeçarja, e cila preferon të identifikohet me mbiemrin e saj Kim.Për t’i bërë pritë kesaj situate, qeveria ka prezantuar një ligj të shumpërfolur, “Fiku”, i cili i ndalon lojtarët onlinë të luajnë nga ora 12 e darkës deri në 6 të mëngjesit. Por efektit e tij janë zbehur pasi adoleshentët përdorin llogaritë e prindërve të tyre. Prindërit e Kimit provuan terapi arti, muzike dhe të bërtiturat prindërore për të zhdukur varësinë e saj.Kur asnjëra prej tyre nuk dha rezultat, shkolla i sugjeroi Qendrën e Shërimit me Kalërim, një organizatë terapish që përdor kuajt për të shëruar çrregullimet emocionale dhe në sjellje, të cilat mendohen se janë shtresa e vërtetë të varësisë së internetit.“Unë kujdesem për kuajt dhe mendoj se si mund të kalëroj më mirë, gjë që më ka bërë të humbas interesin nga kompjuterat dhe interneti” thotë adoleshentja e krekosur teksa ndodhej në qendër, rreth 40 Km larg Seulit.“Kali është një kafshë që çdokush mund të krijojë një lidhje emocionale” thotë Jun Ga Eun, një mësues kalërimi.Prindërit e Kimit janë të kënaqur me rezultatet. “Pas terapisë, ajo thuajse nuk hyn në internet. Në rast se ulet në kompjuter, më premton që më parë se sa gjatë do të luaj” tha mamaja e saj.