Jeddah-u i vjetër historik pret për një rindërtim jetë-shpëtues

Në zemër të Arabisë Saudite, qyteti-port i Detit të Kuq, Jeddah, ndërtesat disa qindra vjeçare anohen dhe ngjishen në rrugicat e ngushta mbi bllokun historic, teksa treten në mungesë të një veprimi vendimtar për t’i mbrojtur.Blloku historik i shekullit të shtatë, me baltën dhe koralet e shtëpive përdhese të gdhendura me ballkone artizanale druri, mbajnë gjallë të vetmen pjesë të arkitekturës tradicionale të Hjiaz, e njohur gjërësisht në pjesën perëndimore të Gadishullit Arabik.Teksa Jeddahu-u është në ndërtim e sipër për kullës më të lartë në botë si pjesë e lëvizjes të modernizimit, përpjekjet për të ruajtur pjesët e vjetra janë të pakta.“Sa herë jam në ecejake e sipër dhe shoh këto shtëpi më dhëmb” tha Abir AbuSulayman, i cili jeton në pjesën modern të Jeddah-ut por është lobues për restaurimin e qytetit të vjetër. “Unë nuk kam lindur këtu apo u rrita në këtë zonë, por mund ta ndiej se sa e rëndësishme është dhe ndihem krenar që në kemi histori të vërtetë”. Përpjekjet për restaurim janë lënë në dorë të pronarëve privatë pasi autoritetet Saudite nuk mund të ndërhyjnë për të rindërtuar apo restauruar pronën private. Vendorët thonë se qeveria ka treguar mjaft interes për të zgjidhur problem ose për të thyer një logjam për të financuar përmirësimin e infrastrukturës publike të zonës.Si rezultat, një çerek të shtëpive në këtë bllok janë shembur, djegur ose shembur në dhjetë vitet e fundit sepse pronarët e shtëpive nuk mund të përballojnë restaurimet e shtrenjta dhe kanë shumë pak interes për t’u marrë me to.Shtëpitë në të cilat dikur jetonin tregtarët më të pasur të Jeddah-ut tani janë strofka të lira për puntorët e varfër të huaj, për lypsit dhe emigrantët ilegalë. Krybashkiaku i zonës, Malak Baissa tha se më pak se 5% e popllsisë prej 40 mijë banorësh është saudite.Rrjeta me kabuj të mpleksur derdhen prej fasadave të vjetëruara ndersa antenat satelitore varen nga të carat e mureve dhe kondicionerët e ndryshkur zhurmojnë në ballkonet e tyre të kalbur druri. Qeveria ka në plan të aplikojë edhe një herë në UNESCO për të mbrojtur këtë zonë dhe kesaj here qeveria ka ndërmend të bindë pronarët që të fillojnë restaurimet me kredi të buta nën kujdesin e ekspertëve të kësaj arkitekture si edhe me ndihma te ndryshme financiare. “Jemi shumë optimistë se pasi të rregjistrohet, të gjithë do të dalin përpara dhe do të jenë entuziastë për restauriminin” tha Abdulgader Amir, zv. Bashkiaku përgjgjës për planifikim urban.