Rita Ora nis një lidhje të re

Rita Ora, besohet se është duke u takuar me aktorin dhe muzikantin, Evan Ross, i cili është djali i këngëtares së njohur, Diana Ross.Sipas disa burimeve, Rita dhe Evan janë parë duke u argëtuar të Dielën në Manhattan, dhe sipas këtyre burimeve, të dy kanë kaluar një natë pasionante.“Ata ishin  aq të afërt me njëri tjetrin, shkëmbyen madje edhe një puthje pasionante”, ka thënë një burim për gazetën, “New York Post”.Bëhet e ditur se, gjatë kohës që Rita kishte qenë në lidhje me Rob Kardashian, ajo ishte takuar edhe me Evan, në një festë të organizuar nga menaxheri  i saj, Roc Nation.Ndërkaq, pak ditë më parë, dolën fjalë se Rita, kishte fjetur edhe me shefin e saj, Jay Z e këto thashetheme e kanë zemëruar pa masë atë ku edhe ka reaguar ashpër duke thënë që, të mos merren me të e familjen e saj.