Ja pamjet e asteroidit Apophis i cili thuhet se do godasë tokën
Mes frikës pas lajmit se në 10 janar shumë pranë tokës do të kalojë asteroidi Apophis, për të cilin spekulohet se në vitin 2036 mund të godasë në planetin tokë teleskopët kanë kapur imazhe të reja të këtij asteroidi të madh.Pamjet tregojnë se objekti potencialisht i rrezikshëm është në fakt është më i madh se sa mendohej më parë, por agjencia hapësinore evropiane thotë se nuk ka vend për panik.Lëvizja e asteroidi Apophis është studiuar prej kohësh, dhe në përfundimet e vitit 2004 theksohej që ky asteroid në vitin 2013 do të përbënte rrezik për tokën, por studimet e mëvonshme treguan se asteroidi nuk përbën ndonjë kërcënim për Tokën.Ndërkohë zyrtarët e agjensisë hapësinore europiane kanë zbuluar se Apophis është rreth 1066 metra i gjerë, gati 20 për qind më i mëdh nga vlerësimi i parë."Rritja 20 për qind në diametër ... përkthehet në një rritje 75 për qind në vlerësimet tona të vëllimit të asteroid apo masë," tha udhëheqësi i studimit Thomas MyLler.Lëvizja e objekttit famëkeq i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës megjithatë do të studiohet nga me kujdes me teleskopë optikë.Ndërkohë një tjetër studim tregoi se ky asteroid edhe në vitin 2036 nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për tokën, dhe shanset janë 1 me 100 mijë.Gjatë këtij viti, përveç asteroidit Apophis Tokën do ta vizitojnë edhe një asteroid tjetër, si dhe dy kometa.