Mendon të rikthehet tek psikologu
Pasi ka kaluar eksperienca problematike emocionale dhe financiare, Pamela Anderson, po mendon tu rikthehet seancave te psikologu.Ish-protagonistja seksi e serialit "Baywatch" kohët e fundit ka pasur probleme financiare për ndërtimin e shtëpisë së ëndrrave, përveç se ka paguar një gjobë prej mijëra dollarësh për shkak të taksave të papaguara."Jo shumë kohë më parë kam takuar terapeutistë interesantë, e me shumë mundësi duhet të rikthehem psiko-analizës. Jam duke punuar shumë për të zgjidhur këtë problem, ndërtimi i shtëpisë ka marrë të gjitha kursimet dhe nuk e di se si do ja dal. Kjo u ndodh shumë njerëzve në Hollywood: dy vitet e fundit kanë qenë shumë stresues",- tregon ajo.Në të kaluarën aktorja 45-vjeçare ka kaluar shumë kohë në psiko-analizë, aq sa është bërë mikeshë e psikologut të saj, por mesa duket nuk ka përfituar shumë nga terapia. "Analisti im ishte i moshuar, më pëlqente shumë të flisja me të. Jemi miq, por unë paguaja për këtë. Kur isha e vogël diskutoja shpesh me gjyshin tim për mitologjinë, simbolizmin dhe përrallat, dhe i kam rikujtuar të gjitha gjatë seancave të psiko-analizës, por nuk e di se çfarë ishte vërtetë terapi, më shumë fliste ai për jetën e tij, sesa unë për timen", ka përfunduar Pamela.