Kate Winslet dhe burri i saj fitojnë gjyqin kundër një tabloidi

Kate Winslet dhe burri saj i ri, Ned Rocknroll, kanë fituar betejën kundër një tabloidi që donte t`i publikonte fotografitë e turpshme të burrit të saj.Çifti që u martua në New York në dhjetor të vitit të kaluar kanë shkuar në gjyq më herët gjatë këtij muaji që t`i ndalin redaktorët e një tabloidi që të mos publikojnë fotot gjysmëlakuriqe të Rocknroll gjatë një feste vite më parë.Trupi gjykues një Gjykatën e Lartë të Londrës ka lëshuar një urdhër të përkohshëm, duke marrë vendim që të mos lejohet publikimi i këtyre fotografive ndërsa të martën, Winslet dhe Rocknroll kanë fituar betejën që vendimi i gjykatës të zgjatet edhe më tej.