Tapeti i kuq i çmimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2013, 13:59
"People\'s Choice Awards" u kthye në një sfilatë mode, ku disa fustane ishin të mrekullueshëm e me stil dhe disa të tjerë më pak origjinal.Fustane me dekolte të hapur, këpucë të vështira dhe të pazakonta e shumë të tjera kanë kaluar në plan të parë dhe kanë rënë në sy më shumë se sa çmimet, që i përkisnin kategorive të ndryshme si në film, muzikë dhe televizion.Por më shumë se tek çdo kush, sytë ishin të përqendruar tek Taylor Swift.