Përurimi i Obamës, himni kombëtar do të interpretohet nga Beyonce
Pop diva Beyonce do të këndojë himnin kombëtar para qindra mijëra personave që do marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Barak Obama, më 21 janar, kanë thënë sot organizatorët.Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, një mbështetëse e Obamës, do të performojë para kabinetit të Obamës, ligjvënësve dhe publikut.Në ceremoni do të këndojnë edhe Kelly Clarkson, dhe këngëtari veteran dhe kompozitori James Taylor.Ceremonia shënon fillimin e mandatit të dytë të Obamës.Në inaugurimin e parë të Obamës në vitin 2009, legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin interpretoi këngën patriotike të SHBA-së, “My country tis of Thee”.Kësaj herë këtë këngë do ta interpretojë Kelly Clarkson.Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z ishin mbështetësit kryesorë të fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur president në zgjedhjet e nëntorit të 2012-ës.