Sa më shumë qesh, aq më shumë dobësohesh
Ajo nuk mund të jetë zgjidhja përfundimtare për obezitetin, por sigurisht një ndihmë e mirë në luftën kundër kilogramëve shtesë.Sipas një studimi të fundit britanik një e tillë “terapi e qeshure” gjatë rrjedhës së një viti, do të na bënte që të humbisnim deri në 5 kilogramë peshë.Por pse të qeshurit është një gjë e mirë?“Një shpërthim i sinqertë i të qeshurit, – thotë neuroshkencëtarja Helen Pilcher, – i jep përfitime trupit si të ishte duke bërë një mini-stërvitje aerobie. Zemra rreh më shpejt dhe rrit rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin, muskujt e gjoksit nisin të lëvizin pas zgjerimit të tij dhe zemra juaj punon më shumë”.Por sipas saj, përfitimet nga e qeshura nuk do përfundojnë vetëm këtu.Në një të qeshur, janë të përfshirë të paktën 15 muskujt e fytyrës, dhe ndaj përfitohet një shkëlqim i lëkurës. Sikundër dihet edhe fakti, se e qeshura stimulon prodhimin e endorfinës, hormonit që redukton stresin.Një orë e qeshur, konsumon rreth 100 kalori, ekuivalente me një çokollatë apo një qese patatinash.