Në Kopshtin Zoologjik të San Diegos debuton bebi-panda

Xiao Liwu, panda gjigande mbijetuese më e re e lindur në robëri në Shtet e Bashkuara, bëri daljen e tij të parë publike të Enjten në Kopshtin Zoologjik të San Diegos duke trazuar mediat por duke zbutur zemrat e publikut.Gjatë një ceremonie hapëse përgatitore për median dhe vullnetarët e kopshtit, këlyshi 6 muajsh, 8 kilësh u rrotullua në baltë dhe kashtë, duke injoruar vizitorët, më pas u ngjit në një degë të ulët për ta zënë gjumi “në këmbë”.Më pas, ai u çua kur erdhi i gjithë publiku dhe rrezatoi bukuri, duke i ngjitur në pemë dhe morri poza për foto.Pandat gjigandet janë specie të rrezikuara dhe ekspertët thonë se ka përafërsisht më pak se 1 600 syresh në pyje, të gjitha në pyjet malore të Kinës qendrore.Xiao Liwu, e shqiptuar Zhai Li Vu, që do të thotë dhuratë e vogël, lindi në 29 Korrik. Mamaja është Bai Yun, një femër panda 21 vjeçare 112 Kg. Ai është këlyshi i saj i gjashtë, një nga pesë këlyshët me shokun e saj Gao Gao. Këlyshi i saj i par ishte prej farëzimit artificial.“Është shumë i turpshëm dhe i dashur” tregon Kay Ferguson, ciceroni i pandave për kopshtin. “Është shumë kuriozdhe ka qef të luaj me top. Është shumë ndryshe nga këlyshët e tjerë të Bai Yun-it”.Pavarsisht kohës së keqe dhe temperaturave të ftohta, me qindra adhurues pandash u rreshtuan në këtë paraqitje që zgjati vetëm 2 orë.