"90210" Beverly Hills, Rita Ora në xhirime
Këngëtarja Rita Ora, është angazhuar në kinematografi me një rol në serialin e famshëm "90210" (Beverly Hills).Rita do të paraqitet si vetëvetja, duke performuar në një festë. Episodi ku ajo paraqitet, do të shfaqet në televizion gjatë këtij muaji.Tashmë janë publikuar edhe fotografitë e para nga xhirimet, ku Rita shfaqet krahas Tristan Wilds dhe Jessica Lowndes.Para se të fillonte karrierën e saj si këngëtare, Rita ka aktruar në filmin britanik krim/komedi të titulluar “Spivs".Në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në “Spivs"( një zhargon britanik për tregun e zi)”.Ajo është shfaqur në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol impresionues, jo vetëm për aftësinë e aktrimit por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj.Rita ka aktruar rolin e Rosanës, një vajzë që shqiptare që udhëton drejt Londrës për të gjetur motrën e saj, një vajzë refugjate.