Mila Kunis: Ushqimi im i preferuar është ai rus
Aktorja që është në lidhje me aktorin, Ashton Kutcher nuk do asgjë më tepër se sa të dalë për blerë ushqim të freskët dhe i pëlqen shumë që të gatuaj ushqime nga vendlindja e saj, Ukraina, ku ajo ka qëndruarderi në moshën 7-vjeçare."Me të vërtetë më pëlqen të gatuaj. Unë shkojë nëpër dyqanet e perimeve afër shtëpisë time. Ato janë hapur deri në mesnatë që është koha ime e preferuar për të bërë pazar pasi në atë kohë nuk ka shumë njerëz dhe lirshëm mund të zgjedh artikujt. Kurse ditën tjetër e kaloj duke gatuar".Ajo ka thënë se ushqimi i saj i preferuar është ai rus dhe se atë ushqim ka mësuar ta përgatisë nga nëna e saj."Jam shumë e mirë në gatimin e ushqimit rus, sepse gjithçka e kam mësuar duke parë nënën time kur gatuante. Unë kam lindur në Ukrainë, ndërsa familja ime është shpërngulur në Los Anxhelos kur unë isha shtatë vjeç".