Muzeu 350 milionë Dollarësh
Një nga muzetë më të mëdhenj në nder të kujtimit të ngjarjeve dhe sakrificave të Luftës së Dytë Botrore do të hapë një repart enkas sot (12 Janar 2012). Muzeu është në garë për të përfunduar një investim prej 350 milionë Dollarë përpara se të gjithë veteranët e luftës të mos jenë më. Me qindra veteran, politikanë dhe biznesmenë dhe të ftuar special pritet të jenë në përurimin hapës. Gordon “Nick” Mueller, president dhe shefi ekzekutiv i Museut Kombtar të Luftës së Dytë Botrore në Nju Orlins, tha se qëllimi i kësaj gare të lodhshme dhe të kushtueshme është edukimi i të rinjve për luftën globale që përfundoi në 1945-ën.“Ka qënë gjithmonë misioni ynë për t’u dhënë mësim brezave të rinj për sakrificat e mëdha të bëra gjatë luftës që i dhanë jetë lirive që sot i marrim si të mirëqëna.”Mueller tha se në pavion, do të jenë “armët e mëdha” e luftës ku përfshihet edhe fortesa fluturese B-17E dhe bombarduesi Mitchell B-25J, të dy të varur në një galeri 4 katëshe. Në dysheme do të jetë një tank Sherman M4 dhe artileri të ndryshme.Vizitorët do të kenë mundësi të shohin nga afër avionët luftarakë dhe bombarduesit nëpër shtigje që gjarpërojnë në pavion. Një tjetër shfaqje, e cila përkujton misionin e fundit të nëndetëses USS Tang, e cila ka fundosur më shumë se 30 anije armike përpara se të goditej nga një prej silurëve të saj, do t’u falë vizitorëve kënaqsinë e një simulacioni të luftës së nëndetëses.