Protestë toples kundër Papës në Vatikan
Ndërsa Vatikani kundërshtoi adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët si dhe martesat mes tyre, një grup femrash mbështetëse të të drejtave të GAY-ve protestuan toples para Papës në sheshin Shën Pjetër.Reagimi i Papa Bendeiktit të 16 erdhi pasi një gazetë në Itali publikoi refuzimin që një gjykatë italiane i kishte bërë ankesës së një babait i cili ishte i frikësuar se djali i tij nuk do të kishte një edukim të mirë nësi ai jetonte me të ëmën dhe partneren e saj.E ndërsa Papa ishte duke përcjellë mesazhin e tij të përjavshëm, katër femra nga grupi ukrahinas Femen, që ishin në turmë hoqën veshjet e tyre për të zbuluar sloganin, “te homoseksualët ne besojmë”.Kjo situatë provokoi reagime të ashpra tek besimtarët që ndodheshin në shenin e Shën Pjetërit.