“Globi i Artë”, triumfon filmi “Argo”

Filmi Argo është fituesi surprizë i Golden Globe, apo  Globit të Artë në Hollivud.  Ai fitoi çmimin filmi më i mirë dramatik dhe Ben Aflek fitoi “Globin e Artë” si regjisori më i mire.Mendohej që këto çmime t'i fitonin ose filmi “Lincoln” ose Zero Dark Thirty.Megjithatë, Daniel Dei Luis fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në rolin e tij në filmin Lincoln, ndërsa Xhesika Çastin fitoi trofenë si aktorja më e mirë për rolin e saj në  filmin  Zero Dark Thirty.Les Miserables fitoi në kategorinë e komedisë ose muzikalit dhe aktori në rolin kryesor Hju Xhekman fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në këtë kategori.Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton bëri paraqitjen më të mirë të natës, siç u shprehën disa.Paraqitja e tij e papritur u prit me ovacione para edhe se ai të fliste. Klinton prezantoi framgente nga filmi Lincoln me regjisor Stiven Spilberg, film që porteretizon presidentin Linkoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile në shekullin e 19-të.Globi i Artë jepet në bazë të votimeve të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit. Aktiviteti është konsideruar shpesh si paraprirës i çmimit Oskar, që jepet muajin e ardhshëm.