Lindsay Lohan si Marilyn Monroe
Lindsay Lohan, vitin që lam pas interpretoi divën hollivudiane Elizabeth Taylor në Liz&Dick.Por synimi i saj për të interpretuar personazhe të tjerë të famshëm të botës kinematografike, nuk ka të ndaluar edhe këtë herë ajo ka interpretuar Marilyn Monroe.Ndonëse roli i aktores në këtë film nuk do të jetë kryesor, ajo është përqëndruar për të qënë sa më në formë në këtë rol dhe gjatë xhirimeve ajo shfaqet në një trotuar e veshur me një fustan të bardhë, i cili valvitet nga era.Këtë veshje ajo e ka përshatur me flokët bionde dhe sandalet me taka të larta.Lindsay shfaqet duke pozuar përpara paparacëve dhe më pas ju drejton atyre armët e zjarrit që mban të fshehura në fustan.Pavarësisht se Lohan është përfolur për telashet me drejtësinë, drogën dhe alkoolin ajo vijon të ketë sukses në jetën profesionale.