I rikthehet muzikës në Oscar

Nëna e re, këngëtarja britanike Adele, mund të rikthehet në karrierën e saj në natën e ndarjes së çmimeve për kinematografi, Oscar. Të paktën kështu bëhet e ditur në disa media britanike.Ylli nuk ka performuar live që nga koha kur ajo i dha jetë djalit të saj të parë, në fund të muajit Tetor.Por spekulimet për një rikthim janë rritur tani kur organizatorët e Oscar kanë vendosur ta nderojnë filmin më të ri të James Bond, i cili festoi 50 vjetorin, vitin që lamë pas. Adele këndon kolonën zanore të filmit, me këngën "Skyfall".Ka thashetheme se ajo do ta performojë pikërishtë këtë këngë, në një moment special.Adele gjithashtu pritet të jetë e nominuar në kategorinë "Best Original Song".