Lëvizja “Vetëvendosje”, Kurti: Të rrëzohet qeveria Thaçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2012, 10:36
Ndërsa klasa politike kosovare është e përcarë sa i përket refomave në vend dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se ka ardhur kohë të rrëzohet qeveria e kryeministrit Thaci.Nga mbledhja e VI-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Kurti u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta mbështesin nismën e Vetëvendosjes për rrëzimin e kësaj qeverie, e cila sipas tij po i kushton shtrenjtë Kosovës.Kurti foli gjithashtu edhe për zgjedhjen e presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, që sipas tij doli nga zarfet dhe jo nga një marrëveshje politike mes tre partive kryesore.