Bushati - Venizelosit: Reforma, çështje jona e brendshme, respekton parimet europiane

Tiranë - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë sot një telefonatë ga homologu i tij grek dhe Zv.Kryeministri i Greqisë, Evangjelos Venizellos, i cili i ka ngritur me shqetësim, ndryshimin e entiteteve lokale administrative në zonat ku banojnë pakicat kombëtare greke.Mësohet se Bushati ka sqaruar se reforma  territoriale e Shqipërisë është një çështje të brendshme, e cila është zhvilluar konform parimeve europiane."Kjo është një çështje e brendshme," - është shprehur Bushati, - "një reformë e rëndësishme dhe e nevojshme, që është diskutuar gjatë në Kuvendin e Shqipërisë dhe është trajtuar nga një komision i posaçëm parlamentar.Reforma administrative-territoriale ka si synim kryesor, rritjen e funksionalitetit të njesive vendore dhe rritjes së kapaciteteve dhe burimeve te tyre financiare në interesin e të gjithë qytetarëve, në respekt të parimeve dhe standarteve europiane."Gjatë ditëve të fundit, pak para miratimit të ndarjes së re administrative të Shqipërisë, partitë e minoriteteve në vendin tonë kanë kundërshtuar ndryshimin e kufijve të disa bashkive e komunave.ar.sh/Oranews.tv