Tahiri: Lufta kundër korrupsionit dhe bakshishit për policinë

Ministri i Brendshëm Tahiri nisi analizën e 300 ditëve të Policisë së Shtetit me një video të forcave “Shqiponja”, ku policia arreston disa persona për korrupsion përmes rryshfetit. “Policia e shteti po lufton kulturën e bakshishit” tha ai në fillim të fjalës së tij.Sipas tij një nga sfidat madhore është lufta kundër korrupsionit dhe dhënia e bakshishit efektivëve të policisë. Sfida kryesore me të cilën do të ndeshet institucioni që ai drejton për 300 ditëshin e ardhshëm është kthimi i besimit të qytetarëve tek policia.“Gjatë këtyre 300 ditëve janë të mëdha rastet e rryshfetit, por permes kameras na jepet mundësia të shohim kulturen e bakshishit. Nuk duam t’i mbushim mëndjen opozitiës por qytetarëve. Policia nuk bën dot pa qytetarët, pa bashkëpunimin e tyre. 300 ditët e ardhëshme janë sfida jonë e çdo minuti për të fituar besimin e çdo qytetari se një qytetar që beson në policinë eshtë forcë shumë e madhe në luftën e përbashkët në luftën kunder krimit dhe korrupsoinit. Lufta kundër korrupsionit mbetet nje sfidë prioritare, duke garantuar fillimisht që radhët e policsë të jenë të pastra.Kemi sfiden e madhe për të bindur qytetarët që policia e shtetit është në shërbim të tij”, tha ai.Sfidë për të është gjithashtu polici në komunitet, i cili sipas tij duhet të kthehet në kujdestar për sigurinë në çdo zonë dhe polici virtual. Tahri theksoi rendësinë e këtij piloti për jetën e të rinjëve nnë shkolla dhe universitete."Policimi në komunitet për 300 ditët që vijnë ësht objektiv madhor, duke filluar me punonjësin e policisë në çdo zonë i cili duhet të trokas në cdo derë dhe të kthehet në kujdestar te sigurisë në zonën e tij. Bashkëpunimi që duhet të kete  cdo administrator pallati me policinë e shtetit. Këta nuk mund t'i shmangen përgjegjësisë që kanë për sigurinë, duke përfshirë dhe ndjekjen penale për administratoret dhe kryepleqte që nuk informojnë policinë për persona që konsumojne vepra penale në zonën e tyre. Po punojmë për policin virtual sidomos në shkolla dhe universitete,  do shndërrohet ne komisariat virtual, për të parandalaur kriminalitetin", tha ai.Në projektet e 300 ditëshit të ardhëshm Tahiri përfshiu edhe numrin 112, si një numër unik për çdo emergjencë nga komuniteti.“Sfidë mbetet edhe numri unik i emergjencës, 112, duke pilotuar po synojmë që qytetarëtt të marrin vetëm nje numer për emergjencat e tyre”, tha ai.Tahiri theksoi gjithashtu se prioritet është paga e efektivëve të policisë dhe modernizmi i tyre i tyre. Sipas tij një polici e varfër nuk mund të luftoj krimin e pasur.Policia e varfër nuk mund të luftoj krimin e pasur, as ajo e prapambetur nuk mund të luftoj krimin që ka infrastrukturë shumë më të pasur se policia e shtetit, ndaj mbetet sfidë të gjejmë mënyra inovative në infrastrukturë dhe dixhitalizmin e policisë. Rritja e pagave mbetet sfidë, si shpërblim për sakrificën e punonjësve të policisë dhe si parandalim i korrupsionit”, tha ai.e.k/orannews.tv