Rihapet shkolla verore në universitet, në "Aleksandër Xhuvani" kurse në fushën e shkencave
Elbasan - Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan këtë vit do të ofrojë kurse kualifikimi në fushën e shkencave materiale, në atë që quhet hudo ose shkollë verore . Ky projekt realizohet në kuadër të bashkëpunimit me shumë universitete rajonale dhe pjesë të mësimdhënies në këtë universitet, do të jenë pedagog nga Evropa dhe të universiteteve nga Kosova, Maqedonia dhe rajoni më gjerë. Kurset zhvillohen gjatë muajve të verës, pranë ambienteve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe pjesë e tyre do të jenë studentët e Elbasanit, Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.Këto kualifikime në këtë shkollë verore do të vlejnë shumë për ata studentë që do ta ndjekin, sepse do të ndeshen me pervojën më të mirë të shkollave verore në universitetet europiane dhe ato rajonale.Shkolla verore rikthehet në këtë universitet, pas një iniciative të parë në vitin 2006 e cila nuk vazhdoi më, por këtej e tutje pritet të kthehet në një traditë të universitetiT “Aleksandër Xhuvani”. m.p/Oranews.tv