Tajvan, rrëzohet avioni, 50 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2014, 15:57
Një avion pasagjerësh ATR 72-500 I kompanisë TransAsia Airways i Tajvanit është përplasur në tokë në Magong, në ishullin Pengu, pasi kishte dhënë sinjalin për zbritje emergjente.Sipas mediave vendase avioni ishte rrëzuar nga një lartësi 100 metra dhe mori flakë pasi u përplas me disa ndërtesa afër aeroportit të cilat në atë moment ishin bosh.Mbi 50 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 7 janë plagosur.Mediat ndërkombëtare thonë se avioni i TransAsia Airways me 54 persona në bord dhe 4 anëtarë të ekuipazhit po fluturonin nga Kaohsiung në Makung në mes të një stuhie e cila ishte provokuar nga tajfuni Matmo.