Dibër, fshati poshtë bjeshkëve, pa infrastrukturë, banorët: S'ka fonde as për 500 m rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2014, 15:03
Dibër - Fshati Korqisht në Komunën Maqellarë të rrethit të Dibrës, njihet si një ndër fshatrat më të bukur të kësaj zone, ndërkohë që çalon tek infrastruktura.Korqishti ka rreth 500 metra rrugë ku vendin e asfaltit e kanë zënë gropat e stërmëdha.Banorët thonë se ky fshat ka ujë vaditës, ujë të pijshëm dhe shërbim shëndetësor. Sipas banorëve, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar mrekullira nga qeveritë, por vetëm asfaltimin e 500 metrave rrugë.Fshati Korqisht në Komunën Maqellarë të Dibrës, shtrihet poshtë bjeshkëve dhe është një fshat që banorët nuk e kanë braktisur për t'iu drejtuar qytetit./nzh/oranews online/