Rama: S'duam të bëjmë "policinë e Plepave", nga "Plepat" ja ku u katandisëm

Tirane-  Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar edhe analizën e 300-ditëshit të ministrisë së Brendshme për të lëshuar akuza në drejtim të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë.Duke iu referuar shkollës 6-mujore të plepave për gjyqtarët, kreu i qeverisë theksoi se ai është shembulli më i keq për t'u ndjekur, pasi aty pasqyrohet më së miri edhe sistemi aktual i drejtësisë.Rama bëri të ditur gjithashtu se do të ndërtohet universiteti i Sigurisë.“Sot unë dua ta vendos theksin tek domosdoshmëria për ti japim fund një periudhe paqartësie lidhur me edukimin e kuadrove të policisë. Nuk mund të edukohen me sistemin hibrid që kan qenë në fuqi deri më sot. Ne duhet ti japim mundësi vetes ti edukojmë përmes edukimit të plotë.Nuk është çështje kursesh as 3 mujore as 6 muore. Ne nuk duam të bëjnë policinë e plepave, gjykatën e plepave e kemi. Nga plepat ja ku u katandisëm sot nën plep dhe presim nën hijen e plepave drejtësi, cfarë drejtësi mund të presim nga gjykata e plepave, çfare sigurie do presim nesër nga një polici plepash. Duhet të ndërtojmë Universitetin e Sigurisë, shkollën e lartë të Policisw së Shtetit me të gjitha standardet, bazuar në eksperiencën shqiptare dhe bazuar në standardet e vendeve fqinje dhe partnere, në mënyrë që mos kemi policë që nuk dinë të flasin shqip, që mos kemi policë që nuk dinë si ti drejopthen qytetarit që ndalojnë në rrugë, dhe që thonë mirëmbrëma kur është mëngjes." tha Rama në analizën e 300 ditëve të punës në ministrinë e Brendshme.Kryeministri vlerëson se ligji i ri për policinë e shtetit vendos një gur themeli edhe për karrierën në policinë e shtetit duke i dhënë fund hyrje e daljeve në polici, “sikur të ishte rifuxho”“Kush largohet nga policia për shkelje të ligjit nuk kthehet më kurrë dhe kush largohet për një kohë të caktuar nuk hyn më në polici. Policia nuk është hyr e dil, shko bëj biznes e ktheu prapë” tha Rama.Ndërsa Ministri Tahiri në fjalën e tij evidentoi me fakte se në 300 ditë policia është kthyer në krye të detyrës dhe qytetarëve u është kthyer besimi te uniformat blu. Por në anen tjeter, ai theksoi se prioritetet në 300 ditët e ardhshme vec luftës kundër krimit, do të jete edhe lufta kundër korrupsionit."300 ditët e ardhëshme janë sfida jonë e çdo minuti për të fituar besimin e çdo qytetari se një qytetar që beson në policinë eshtë forcë shumë e madhe në luftën e përbashkët në luftën kunder krimit dhe korrupsoinit. Lufta kundër korrupsionit mbetet nje sfidë prioritare, duke garantuar fillimisht që radhët e policsë të jenë të pastra.Kemi sfidën e madhe për të bindur qytetarët që policia e shtetit është në shërbim të tij"Në analizen e 300 ditëshit, ministri vlerësoi mes arritjeve më të mëdha operacionin e Lazaratit.(Video: Ja fjala e Ramës)1502630_10152293466671523_388718257286877131_o 10498444_10152293466701523_406527774226272386_o 10560550_10152293467081523_3735771036562170523_o 10548734_10152293467226523_175466064110706358_o 10450330_10152293467426523_2076153073423601516_oTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter