PD: Rama mashtroi me pronat, Strazburgu nuk i ka dhënë asnjë ditë kohë
Deputetja Tabaku denoncon dështimin e qeverisë më çështjen e pronave që po u kushton shtrenjë taksapaguesve shqiptarë.Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se Gjykata e Strazburgut për të Drejtat e Njeriut nuk i dha asnjë ditë kohë qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pronave.“Deklarata që bëri Kryeministri me 7 qershor, si një fitore e madhe dhe historike e qeverisë, nuk qëndron.E vërteta është se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk i ka dhënë, jo një vit, por asnjë ditë kohë qeverisë për zgjidhjen e cështjes së pronave.Kështu që, pronat kanë zënë vend në listën e dështimeve të 300 ditëve të kësaj qeverie”, tha Tabaku.Sipas Tabakut Gjykata e të Drejtave të Njeriut, jo vetëm që nuk mori parasysh kërkesën e qeverisë për shtyrje, por shprehu edhe shqetësimin se nuk është bërë përpjekje për zbatimin e vendimit pilot."Gjykata europiane e te Drejtave te Njeriut pasi shqyrtoi Plan –Veprimin e pronave të paraqitur nga Qeveria, vendosi jo vetëm të mos merrte në konsideratë kërkesën per shtyrjen 1 vjecare por madje ka shprehur shqetësimin e saj se gjatë viti të fundit, nuk është bërë përpjekja më e vogël në lidhje me zbatimin e vendimit pilot, të Rezolutës së Ndërmjetme të Qershorit 2013.Gjykata veren se masat e parashikuara në Plan Veprimin e paraqitur nga Qeveria nuk sjellin asnjë risi dhe nuk përmbajn asnjë masë të ndryshme nga ato të parashikuara në Strategjinë e Pronës të vitit 2012 apo në Plan Veprimin e vitit 2011. Plan Veprimi i paraqitur së fundi, për më tepër nuk tregon se cili është mekanizmi efektiv i ndërtuar për të bërë të mundur zbatimin e vendimit pilot. Në këto kushte, Gjykata ka vlerësuar se: “Nuk do të ishte në interes të administrimit të drejtë të drejtësisë shtyrja e afatit për trajtimin e kërkesave të reja, apo të kërkesave që janë lënë pezull nga Dhjetori i vitit 2012”, u shpreh Tabaku.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter