Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Nishani për FA, Braho: S'mban as era ligj
Maxhoranca e majtë ka vendosur t'i hedhë në kosh të gjitha dekretet e presidentit duke i rrëzuar njëri-pas tjetrit.Këtë fat e ka pasur sot në Komisionin e sigurisë edhe dekreti refuzues për ligjin e Forcave të Armatosura ku deputetët e majtë nuk kanë kursyer as sulmet politike ndaj kreut të shtetit."Nuk sjell asnjë risi. Madje vazhdon të jetë në vazhdën e dekreteve që nuk vijnë as formalisht era ligj dhe argument. Janë dekrete të arsyetura thjesht në një qëllim që i ka vënë vetes”, tha Braho.Megjithë argumentimet e Nishanit se ky ligj cënon kompetencat e kryetarit të shtetit, Pirro Lutaj i PS mendon të kundërtën."Në ligj nuk është cënuar asnjë kompetencë e Presidentit e garantuar në Kushtetutë dhe se dekreti i presidentit nuk është bindës dhe i mbështetur në Kushtetutë për të kthyer ligjin për Forcat e Armatosura.”Në fund deputetët e PS dhe LSI në komisionin e sigurisë duke përfituar edhe nga mungesa e opozitës kanë rrëzuar firmën e Nishanit dhe mbajtur në këmbë ashtu siç është hartuar nga qeveria ligjin për ushtrinë.