Beqaj "kryqëzohet" për çmimet e barnave, deputetët e PS: Sistemi shëndetësor i degraduar

Raporti i Bankës Botërore  i cili vinte në dukje se Shqipëria  ka çmimet më të larta të barnave në Bashkimin Europian ka shkaktuar diskutime në komision duke e bërë ministrit Beqja  për ujë të ftohtë. Gjatë  diskutimeve në komisionin e ekonomisw, Kryetari Erjon Braçe ngriti shqetësimin duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë. Një  tjetër problem i ngritur gjatë diskutimeve  ishte edhe afërsia e farmacive.“Prej vitesh dhe vitësh të tëra Shqipëria vazhdon të tregtojë barna me çmime shumë më të shtrenjta se vendet e Bashkimit Europian. Sa i përhapur është ky fenomen? Me ato barna që ndikojnë specifikisht në ato mosha, të cilat për shkak të mungesës së aktivitetit të tyre, të përfshira në skema solidariteti të tyre, të përfshira në pensione dhe skemat e ndihmës ekonomike. E kanë të pamunudr të arrijnë të blejnë këto barna” – tha Braçe.Ndërkohë që ministri Ilir Beqja deklaroi se ligji i ri parashikon zgjidhje edhe për këtë problem“Ne kemi njw situatë ku barnat gjenerikë i kemi më të shtrenjtë se barnat patentw. Kjo pjesë më e shtrenjtë, mbi çmimin patent, nuk është në asnjë vend tjetër, përdoret për të orientuar mjekët të përshkruajnë një barw të caktuar, që përdoret me iniciale emër dhe mbiemër  tw doktorit në farmaci” – u shpreh Beqja.“Në këtë vend ata që vjedhin karburant dalin me iniciale, ata që vjedhin tendera dalin me iniciale, nuk mund të dalin dhe mjekët me iniciale” – u theksoi Braçe.Deputeti Pjerin Ndreu denoncoi  gjendjen në të cilën ndodhet sistemi ynë shëndetësor.“Në mandatin tjetër ne nuk mund të dalim përpara njerëzve të themi “na falni se këtë nuk e zgjidhem”.  Ilaçet janë të dobëta, doktorët janë po ato që i gjen tap. Në një spital rajonal është turp të shkosh në orën 7 të mëngjesit, shko bëj një sondazh dhe i gjen tapë. Birrë, doktori në 8 të mëngjësit me birrë ,është turp i madh” – u shpreh Ndreu. m.p/Ora news.tv