Gropa e pallatit e hapur prej 7 vitesh, banorët: Na kutërbon e gjithë lagjia; vatër sëmundjesh

Durrës - Një gropë e hapur në themelet e një pallati në zonën elitare të Durrësit, po kthehet në një shqetësim madhor për banorët e zonës dhe imazhin e qytetit.Gropa e hapur prej 7 vitesh është kthyer në një moçal të ujërave të ndotura ku dëgjohet zhurma e bretkosave dhe rreziku për epidemi është tepër i lartë.Banorët e zonës, por edhe përfaqësues të opozitës në këshillin bashkiak, kanë denoncuar indiferencën e bashkisë për mospastrimin e kësaj zone, që po dëmton rëndë dhe imazhin turistik të Durrësit.Banorët kërkuan dhe zgjidhjen e problemit të hapur mes subjekteve private që ka lënë gropën të hapur me vite, ku kostoja reale bie mbi qytetarët.I njëjti problem konstatohet edhe fare pranë bashkisë së Durrësit, ku një gropë tjetër e kësaj natyre qëndron e hapur si për të treguar apatinë e plotë të pushtetit vendor./nzh/oranews online/