Ndarja e re territoriale, maxhoranca merr votën e Idrizit por humb të Martos

Mazhoranca në komisioin e Reformës Territoriale ka marrë votën e Idrizit për draftin me 61 bashki por ka humbur votën e socialistit Andrea Marto i cili është kundër Projektit, duke vlerësuar se kjo reformë u njollos. Kreu i PDIU kërkoi që të pritet ende PD, ndërsa Fino deklaroi se afati I fundit është enjtja e javës që vjen deri atëherë dera është e hapur.Andrea Marto: Megjithë respektin që kam për kontributin poltike në mbledhjen e kaluar keni mbajtur një qëndrim që me keni paragjykuar, keni thënë që nuk jeni dakort me krijimin e bashkisë së Konispolit, nëse keni ndonjë të dhënë që unë kam mabjtur ndonjë të dhënë që unë kam mbajtur një pozicion të tillë ma thoni, përndryshe duhet të tërhiqni për atë që keni thënë.Bashkim Fino: Ju kam thënë a keni ndonjë probelme me bashkinë Konsipol, mbase nuk duhet ta thosha, por kaq ju kam pyetur, në miomentin kur ju keni kërkuar më shumë kohë për draftin. Përgjigjia ime ka qenë korrekte kam thënë, nuk kemi pse të kemi kohë sepse ky është varianti i 5 i qeverisë dhe nuk na lejonte as koha fizike sepse duhet të kalonte në qeveri për të marrë mendim, dhe jo vetëm kemi marrë mendim, por qeveria është e dmosodshme të japë mendim sepse ka të bëjë me efektet financiare. Kjo është pjesa më e thjeshte, pjesa më e vështirë është pas zgjedhjeve të pranverës dhe impelmentimi i këtij ligji ne ndarjen e re që do bëhen zgjedhjet. Gjithësesi ju kërkoj ndjesë nëse jeni fyer.Ndërsa ministri Çuçi tha se Këshilli i Ministrave u shpreh pro variantit me 61 bashki, por me 2 sugjerime që lidhen me funskionimin infrastrukturor të komunës Manzë në Durrës dhe disa fshatra në Gjirokastër.Çuçi: Këshilli i Ministrave mori vendim për t’u shprehur pro variantit të miratuar nga Komisioni, me 61 bashki, por me 2 sugjerime që lidhen me funksionimin infrastrukturor, që kanë të bëjnë me komunën e Manzës e cila sipas nesh është në harmoni me bashkinë e Durrësit si dhe për komunat në fushat e Gjirokastrës të cilat kalojnë në funksion të bashkisë Gjirokastër. Gjithashtu dua të shpreh edhe atë që lidhet me fshatrat që ne menduam tja kalonim bashkisë Konsipol dhe në mënyrë konkrete për fshatin Vagala. Ky fshat është 100% Shqiptar dhe bashkimi me bashkinë e Konsipolit mund të sjellë propleme.Shpëtim Idrizi: Doja të thoja për shqetësimin që kishte ministri. Ajo që dua të theksoj është fakti se bashkia e Konispolit ka ekzistuar historikisht dhe përshëndes edhe deputetin Marto i cili dontë të sqaronte. Nuk është bashkia e Konispolit që po krijojmë sot, por kur flasim për disa fshatra të Livadhiasë duhet ta dini se Livadhia ka qenë pjesë e bashkisë së Konispolit. Përsa i përket fshatit Vagalat. Realisht ne kemi pasrur parasysh që nuk kemi dashur të krijojme zona greke apo shqiptare, ne jemi shtetas shqiptarë dhe po bëjmë ndarjen territoriale të Shqipërisë. Ne e kemi parë me pozitivitet faktin që komuna apo fshtra greke, shqiptare të ndërthureshin për shkak të gjeografisë së tyre në zonat e reja që krijoheshin. Vagalati është pjesë integrale e Konispolit dhe imagjinoni se ku jemi.Marto: Unë kisha kriterin teknik, një nga kriteret tona bazë ishte mosndryshimi i kufijve bazë ekzistues dhe unë ju pyes pse kjo nuk u zbatua?Fino: Na i the njëherë, të dhashë të drejtë, po i kthehesh prak këtij diskutimi, ke ndonjë të re, ma thuaj po ke?Marto: Kam edhe një të re. Unë nuk dua që të keqkuptohet dhe gjithë opinion që u bëmë një nder minuriterave. Duam dikusht thosht dje në facebook, e duam një bashki të madhe, e duam një të vogël. U takon le ta kenë, nuk u takon mos ta kenë. Është një njësi e madhe, bëjeni dy.Fino: Ti tani poi kthen përgjigje Fecbookut. Unë nuk jam drejtori i FB unë jam drejtori i Komisionit të Reformës.Marto: Kriterin e keni shkelur në këto 4 komuna.Fino: Nuk kam shkelur asnjë kriter, të gjitha i kemi miratuar dhe diskutuar bashkarisht. E vetmja gje që kemi diskutuar që kur ka ardhur Idrizi është çështja e këtyre fshatrave për të cilat në kemi rënë dakort dhe mua më duket e tepërt kjo.Marto: Atë përshtypje keni ju.Fino: Nuk marr përsipër të përgjigjem për cka thuhet në FB, përgjigjem për atë që diskutojmë këtu.(Video: Debati në komisionin e Reformës Territoriale)

Ja ndarja e re territoriale