Masakra e Fierit, 17 vjeçarja hyzmeqare e xhaxhait vrasës
Fier- Pesë pjestarët e familjes Vrapi nga fshati Suk i Fierit janë përcjellë herët paraditen e sotme për në banesën e fundit. Mes lotëve të dhimbjes dhe shokimit për tragjedinë e ndodhur, familjarët u dhanë lamtumirën dy vellezërve Xhemal e Besim Vrapit, Drita Vrapit dhe të bijës së saj 17 vjeçares Merushe, e cila do te prehet mes prinderve.Ndërsa pranë tyre prehet dhe autori i krimit makaber Barjam Vrapi 73 vjec, që vrau veten.Por krimi nga Bajram Vrapi ishte i paralajmëruar pasi 73 vjeçari ishte i njohur për fshatin si një person që armën e gjahut nuk e hiqte nga krahu. Ndërkohë një natë para krimit të 4 fishtë Bajram Vrapi kishte debatuar me bashkëshorten pikërisht për fejesën e mbesës. Ai nuk donte të lejonte fejesën e mbesës, pasi 17 vjecarja i shërbente si hyzmeqare xhaxhait të saj vrasës, dhe nuk mund të lejonte t'i ikte.Nga ky debat që mesa duket është dhe pikënisja e tragjedisë, gruaja i fshehu armën, por nën presionin e dhunës, u detyrua t'ia tregonte sërish. Të mbledhur për mort, një nga djemtë e autorit të krimit i shokuar tregon si e dëgjoi tragjedinë përmes medias.Ndërkohë dhimbjes për humbjen e të afërmve, për Drini Vrapin i shtohet dhe varfëria. Ai shprehet se babait të tij dhe xhaxhait, nuk iu gjetën më 50 mijë lekë të reja që kishin me vete, të marra borxh për ditën tragjike të fejesës.“Erdha mbrëmë në darkë vonë. Por di një gjë, që babai dhe xhaxhai im ka patur lek në xhep dhe nuk iu gjet asgjë. Babai kishte gati 300 mijë lek dhe xhaxhai 200 mijë. Të vetmit njerëz që i kapën me dorë ishin vetëm policia”, tha ai.Bajram Vrapi u mori jetën dy vëllezërve të tij, Xhemal e Besim Vrapi kunatës, Drita Vrapi dhe mbesës vetëm 17 vjecare Merushe Vrapi, pikërisht në ditën e fejesës që nga ditë gëzimi u kthye në një ditë të errët dhimbjeje që do të mbahet mend gjatë në memorien e komunitetit të Sukut, dhe jo vetëm. Me vetvrasjen e autorit të krimit, cështja cilësohet e mbyllur për policinë.
(Në foto: 17 vjeçarja, Merushe Vrapi dhe vendi i varrimit)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe ne Twittere.k/orannews.tv