Ndarja e re e Shqipërisë zgjon Greqinë, Venizelos telefonon Bushatin, pret Dulen sot në Athinë
Greqi – Zv.Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule do të pritet sot në Athinë nga Zv.Kryeministri grek Evangjelos Venizelos lidhur me ndarjen e re administrative të Shqipërisë, që ka shqetësuar pakicat kombëtare greke.Ky takim është paraprirë nga një bisedë telefonike që Venizelos ka zhvilluar sot me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë, kjo bisedë ka pasur në fokus ristrukturimin e vazhdueshëm administrativ të Shqipërisë, i cili ndryshon entitetet lokale administrative në rajonet me rëndësi të veçantë për pakicat kombëtare greke.Biseda e sotme është në vazhdim të një letre që Venizelos i ka dërguar Bushatit më 10 qershor krahas shumë negociatave diplomatike për këtë çështje. Venizelos ka theksuar se sa kritike dhe e ndjeshme është kjo çështje dhe tashmë lind nevoja për të ecur përpara me zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve, pa shtuar çështje të reja.Venizelos, bën të ditur më tej ministria greke, ka vënë në dukje gjithashtu për këto çështje duhet të ndiqen praktikat evropiane, veçanërisht tani që Shqipëria, që ka fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ka obligime shtesë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter