PD, Halimi: Edi Rama kërkon të përgjojë çdo shqiptar që ka celular

Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese kryeministrin Rama për një urdhër që ai ka firmosur për të shtetzuar të dhënat personale dhe për të përgjuar çdo individ.Në një dalje për mediat nga selua blu, deputeti Eduard Halimi u shpreh se ka mani të përgjojë çdokend që është mbi tokë.“Jam sot për ti bërë më dijë qytetarëve por veçanërisht të rinjëve përdorues të një aparati celular, pse grupi i PD ka paditur Ramën për urdhrin për të shtetzuar të dhënat personale dhe për të përgjuar çdo individ që ka një aparat celular. Rama më datën 4 qershor ka firmosur vendimin 354 të KM”, tha Halimi.Sipas Halimit brenda datës 6 gusht Rama do të mbledhe të gjitha numrat celulare."Sipas pikës 14 të këtij vendimi, brenda 2 muajve, pra brenda datës 6 gusht 2014, Kryeministri do ngrejë një databazë, ku të mbledhë të gjithë numrat e IMEIT të çdo celulari dhe ku do ketë akses sipas pikës 7, përveç Kryeministrit, Ministri i tij i Brendshëm, Policia e tij e politizuar në skaj, Drejtoresha e tij e Tatimeve, Drejtoresha e tij e Doganave, dhe gjithë Drejtorët e Tatimeve, Doganave anembanë vendit të emëruar personalisht nga Edi Rama."