Didi: Policia ishte e mbytur në borxhe, pas 300 ditëve imazh i ri

Gjatë fjalës së tij kreu i Policisë së Shetit Artan Didi theksoi se policia në fillim të 300 ditëshit ishte në agoni dhe me para të pista për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite.“Ne morëm një institucion të zhytur në borxhe ku borxhet ndaj punonjësve të policisë në bazë të shërbimeve që kishin kryer arrinin në 888 milion lekë. Policia sot vjen me imazh të ri. Në masat e marra për menaxhimin e personelit jemi fokusuar tek largimi i punonjësve të inkriminuar dhe të paftë nga policia dhe zëvendësimi me punonjës me integritet të lartë moral dhe profesionist . 300 dite më parë policia ishtë në agoni, me para të pista për shkak të borxheve të akumuluara ku dhe policia kishte pjesën e vet. Policia në fillim të 300 ditëshit erdhi me një qasje të re në luftën pa kompromis kunder krimit, në përballimin e sfidave të mëdha të momentit”, tha ai.Ai theksoi se policia e shtetit kishte një sistem gradash nepotik dhe klientelist.“Sistemi i gradave, policia kishte nje sistem gradash me nje piramidë të përmbysur, ai ishte i ngritur mbi bazë të një vlerësimi nepotik dhe klientelist. Nga 182 drejtues, 57 prej tyre e kishin marrë në kundërshtim me ligjin” ,tha aiDidi vlerësoi imazhin e ri të policisë në 300 ditë, duke përmendur zhdukjen e aktivitetit të paligjshëm për lojrat e fatit dhe operacionn në Lazarat.“Operacioni i 14 tetorit i cili kishte synimin për të goditur aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit ishite një ndër më të rendësishmit. Sipas vlerësimeve, shifra e fshehur nga këto të ardhura është dy herë më shumë se të ardhurat që shteti mbledh nga kjo industri. Arritje ishte edhe operacioni antikanabis në Lazarat. Kultivimi i kanabisit ishte në masa historike, e shtrirë në gjithë vendin”, tha ai.Duke u ndalur tek arritjet e policisë në këto 300 ditë, kreu i Policisë tha se është përmirësuar trajtimi financiar i punonjësve të policisë dhe është ulur mosha mesatare e efektivëve, duke u barazuar edhe me gjininë tjetër.“Trajtimi financiar i personelit ka qenë në nivele tepër të ulta, shkalla e trajtimit finaciar të punonjësit të policisë ka qenë më e ulta në rajon. Raporti i pagave ka ardhur në rënie, nga 23 $ në 2003 në 4 % në 2013. Mosha mesatare e policisë ishte 44 vjeç, kjo solli një nivel të ulet të profesionalizmit policor. Janë rritur punonjëset femra me 50 % dhe 8973 punonjës përfituan shtesë page me 9 lekë ne muaj”, tha ai.e.koranews.tv