Merkel: Një tjetër shans për Greqinë
Mes pasigurisë për të ardhmen e Greqisë, në një kohë kur qeveria ende nuk ka marrë një vlerësim pozitiv nga trojka, kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka ndyshuar qëndrim.“Edhe Greqia duhet të ketë një tjetër shans” ka thënë Merkel. Në deklaratat e mëparshme të kancelares merkel theksohej shumë qartë se Athina duhet të përmbushë detyrimet e saj për të marrë ndihmë ndërkombëtare.Sipas mediave greke qëndrimi i Merkel ka ndryshuar pas vizitës në Greqi, duke parë edhe gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale në vend. Merkel ka theksuar se durimi dhe vuajtjet e njerëzve të thejeshtë nuk duhet të përzihen me qëllimet politike.Duhen 9 miliardë euro shkurtime brenda vitit 2013 që Greqia të realizojë për të arritur marrëveshjen përfundimtare me trojkën mbi paketën e shkurtimeve.Bisedimet me përfaqësuesit e trojkës po vijojnë dhe thuhet se palët janë afër një marrëveshje. Paketa e masave do t`i nënshtrohet edhe aprovimit të liderëve të tre partive të koalicionit qeverisës, Samars, Kouvelis dhe Venizelos, që sipas mediave greke takohen të hënën.Ndërkohë që janë duke u analizuar mes inspektorëve të trojkës dhe kreut të financave Stournars, 89 reformat e parashikuara nga memorandum, të cilat duhet të jenë gati brenda datës 18 tetor dhe janë konsideruar si kushti kryesor për marrjen e këstit të radhës së ndihmës për Greqinë.