Akciza, Doganat fushatë ndërgjegjësimi dhe kontrolli për zbatimin e ligjit

Fushata e Ndërgjegjësimit dhe Kontrollit për Zbatimin e Ligjit për Akcizën ka hyrë tashmë në muajin e saj të dytë.Në një njoftim për mediat Drejtoria e Doganave thotë se "gjatë këtij muaji do të ushtrohen një numër i konsiderueshëm kontrollesh tek ata operatorë ekonomik që prodhojnë, importojnë, shpërndajnë e shesin me pakicë mallra të cilat janë subjekt i ligjit për Akcizën, të tilla si cigaret, alkooli, pijet energjike, etj."Duke e konsideruar tashmë të mbyllur fazën e ndërgjegjësimit të bizneseve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet se do të jetë e palëkundur në zbatimin e ligjit, mbledhjen e të ardhurave nga Akciza dhe në gjobitjen e atyre subjekteve të cilët vazhdojnë të shkelin ligjin."Ndërsa gjatë muajit të parë,-thuhet në njoftim, grupet e përbashkëta operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe CrownAgents punuan për të rritur ndërgjegjësimin tek prodhuesit, importuesit, shpërndarësit dhe shitësit me pakicë për sa u përket të drejtave dhe detyrimeve të tyre në bazë të ligjit për Akcizën.Njëkohësisht, grupet operative ushtruan kontrolle tek ato subjekte tregtare të cilat kishin probleme të dukshme të përputhshmërisë ligjore."Muaji i parë i kësaj fushate shërbeu për të identifikuar problemet apo kundërvajtjet e bizneseve për sa i përket pagesës së taksës së Akcizës. Gjithashtu, këto javë shërbyen për të krijuar bazën e një analize më të detajuar e risku. Kontrollet që do të ushtrohen gjatë këtij muaji do të bazohen tek analiza e riskut dhe tek mbledhja e informacionit. Synimi i qartë i këtyre kontrolleve do të jetë identifikimi i atyre subjekteve tregtare që shmangin detyrimet e tyre ndaj shtetit.Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje edhe një herë subjekteve të autorizuara e që të rregullojnë aktivitetin e tyre në përputhje me ligjet në fuqi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter