Ministrat e BE-së mbledhje urgjente, BE: Sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Pas tragjedisë së avionit të linjës "Malaysia Airlines" që shkaktoi vdekjen e 298 persona e në një kohë që për ngjarjen ka nisur një hetim ndërkombëtar në Ukrainë, duket se edhe presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë është rritur. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet që në orët në vijim të takohen në Bruksel, ku pritet të diskutojnë e të vendosin për sanskione të tjera edhe më të ashpra ndaj Moskës dhe presidentit Putin.Niveli i tretë i sanskioneve do të përfshijë industritë më të rëndësishme të Rusisë. Menjëherë pas masave që do të merren sot, do të preken sistemi i energjisë dhe sistemi banker. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët vetëm një javë më parë, dy ditë përpara rrëzimit të avionit vendosën për sanksione ndaj Rusisë ku përfshiheshin zyrtarë por edhe disa kompani të saj, ka shtuar presionin ndaj komunitetit ndërkombëtar e kryesisht BE për sanskione më të ashpra, mundësisht për të bllokuar tërësisht Rusinë.Këto sanksione do të vendosen vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama tha se do ta godas presidentin Putin aty ku i dhemb më shumë.Nën shënjestër të saksioneve do të jetë fillimisht kompania e dytë më e madhe ruse e prodhimit të gazit, Novatek.Ndonëse sipas analistëve sanskionet ndaj Rusisë mund të japin një impakt të menjëhershëm në shumë vende të Bashkimit Europian dhe më gjerë, duket se liderët janë të vendosur që Rusia të paguajë për cdo vendim të muajve të fundit, e sigurisht që pozicioni i saj është rënduar pas rrëzimit pas sulmit me raketë të avionit MH17