Burrel, nis rikonstruksioni i sheshit qëndror, Farrici: Investime dhe në hapësirat për fëmijët

Sheshi "Ahmet Zogu" pranë Bashkisë Burrel, po i nënshtrohet një rikonstruksioni emergjent pas gropave të mëdha që ishin krijuar aty prej vitesh. Bashkia Burrel ka ndërhyrë për të rehabilituar këtë shesh në zemër të qytetit, tek i cili nuk është vënë dorë prej vitesh“Bashkia e Burrelit arriti më në fund që të menaxhojë mirë financat e veta dhe të ndajë nga buxheti i bashkisë investime. Një ndër këto investime ka qenë sheshi “Ahmet Zogu”. Po bëhet një investim emergjence, meqënëse aty kishim problem të mprehta, me gropat në shesh”, tha FarriciAktualisht ka nisur puna edhe në bllokun e pallatave pranë ish teatrit të kukullave në lagjen "Pjetër Budi" ku po bëhet sistemimi i lagjes. Gjithashtu, një investim tjetër do të nisë brenda pak ditësh, për rikonstruksionin e këndit të lojërave.“Investime që janë marrë nëpërmjet donatorëve, pasi mbështetja ka qenë shumë e vogël nga qeveria. Por në kushtet ku jemi, kemi parashikaur investime të tjera, me mbështjetje edhe nga bashkia, por edhe nga qeveria shqiptare me fondin e zhvillimit të rajoneve dhe jnaë projekte që po implementohen”, tha ajoBashkia Burrel pritet të vendos në zbatim dhe projektin e fasadave në rrugën "Kuvendi i Dukagjinit".