Task-forca kontrolle në Sarandë, tregëtimi i mishit brenda standartit, AKU: Mishi i garantuar

Sarandë- Në Sarandë zyrtarisht tregtohen prodhime të sigurta të mishit dhe peshkut. Ky është rezultati suprizues i kontrolleve të befasishme të Task Forcës të ngritur nga n/prefektura në Sarandë mbi prodhimet e mishit dhe detit në tregjet e zonave turistike.”Konsumatorët në Sarandë mund të jenë shumë të kënaqur dhe për këtë duhet të jenë të sigurt sepse dyqanet e mishit janë të rregullt nga ana higjenosanitare, janë të pajisur me çertifikata dhe vulë veterinare, i cili vërteton se ky product është i sigurt dhe mund ta konsumojnë”, tha Arbër Shorri, inspektori i AKU-së.Kontrolli me specialistë të ushqimit, mjedisit dhe higjienës, është ushtruar në 26 dyqane dhe thertoren e zonës, thertore që administrohet prej një muaji nga veterineri i bashkisë, Veledin Xhaferi pas mospasjes efikasitet nga privatët.Nga kontrollet më të fundit janë sekuestruar disa kilogramë mish, që ka rezultuar pa çertifikatë veterinare. Task Forca e ngritur pranë n/prefekturës Sarandë për kontrollin e produkteve të mishit dhe peshkut operon çdo ditë me kontrolle të befasishme.