Evitohet trafiku në rrugën e Shëngjinit, efektivë të policisë në çdo kilometër rrugë

Lezhë- Për shkak të fluksit tepër të lartë të mjeteve, në rrugën e Shëngjinit është vendosur edhe përqëndrimi më i madh i efektivëve të qarkullimit rrugor. Rreshti i makinave në dalje arrin gati në 5 km gjatësi gjatë orarit të pasdites, por nuk ka pengesa në levizjen e tyre.Kjo masë ka ndikuar në shmangien e kaosit përgjatë rrugës së Shëngjinit dhe gjithçka ka ndihmuar në lehtësimin e trafikut.Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë Valentin Florini deklaron se përgjatë gjithë sezonit turistik dhe kryesisht në fundjavë, në rrugën drejt plazhit të Shëngjinit do të jenë të përqëndruara patrullat e policisë rrugore.“Në fundjavë, ka një fluks të jashtëzakonshëm, kështu që edhe shërbimet e policisë janë përforcuar që nga Shëngjini e deri në dalje të superstradës, në çdo kilometër është vendosur nga një policë i qarkullimit rrugor për të shmangur rrymat e ndryshme që mund të krijohen në këtë aks”, tha ai.Për të shmangur bllokimin e trafikut lëvizja e mjetëve është detyruese drejt rreth rrotullimit në kahun e djathtë të daljes.