Linja e tragetit Ohër-Pogradec, ndalohet nisja nga Pogradeci, "Të na rrojë porti, moli është për ata"

Pavarësisht se ministri i Trasporteve Edmond Haxhinasto dhe ajo e Turizmit Eglantina Gjermeni në qershor të 2014 inaguruan linjën turistike të tragetit Pogradec- Oher dhe anasjelltas, duket se për shqiptarët ende nuk ka ardhur ora “të pihet një kafe” në Ohër.Sipas Burimeve të emisionit investigativ “Alarm” në ora News dhe ankesave të banorëve, vetëm qytetarët e Ohrit mund të vijnë me traget drejt Pogradecit, ndërsa për ne është e pamundur, pasi nuk lejohet. Turistët tanë, qofshin të huaj, për të vizituar Maqedoninë duhet të kalojnë vetëm nga Shën Naumi. Ashtu siç tha dhe moderator i “Alarm”, Armir Shkurti, “ne na rroftë porti, moli është për ata”.Dëshmitë e banorëve“Unë doja të hipja për të shkuar në Ohër me familjen. Ne me pasaportat jemi të rregull, por na thanë që lejohet vetëm nga Maqedonia”.“Mund të vish nga Ohri këtu, nga Pogradeci në Ohër nuk mund të shkosh, duhet të kalosh nga Shën Naumi. Vjen trageti nga Ohri plot, rrijnë dy, tre orë dalin shëtitje dhe pastaj shkojnë në Shën Naum, dhe nga aty në Oher”.“Te moli i qytetit nuk mund të hipësh, vetëm ata vijnë këtu, për ne nuk është hapur. U inagurua, duhet të ketë dhe për ne, por nuk e dimë si është puna që ne nuk nuk nisemi dot nga këtu”.17-06-2014, Ja lajmi për inagurimin e molit nga ministri Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas JanakefsiPërurohet linja e tragetit Pogradec Ohër. I pranishëm ishte ministri i Trasporteve Haxhinasto dhe homologu i tij, Janakefski, të pranishëm ishin edhe ministrja e turizmit Eglantina Gjermeni dhe drejtoresha e doganave Elisa Spiropali. Më herët ministri Haxhinasto ka parë nga afër molin ku do të ankorohet trageti Pogradec-Ohër-Strugë. Sipas tij ky traget do i jap një impuls të ri zhvillimi turizmit në Pogradec dhe në rajon pasi po rihapet pas 100 vitesh. Ndërsa sipas ministres Gjermeni, Shqipëria ka më shumë mundësi për të bashkëpunuar sesa një vijë kufitare për të ndarë.“Është një ditë historike sot, pas 100 ditësh vendoset një linjë përsëri, midis Pogradecit dhe Ohrit. Kjo shënon hapjen e një faqe të re për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, tha Haxhinasto.Trageti i kësaj linje do të krijojë lehtësira jo vetëm për banorët e Pogradecit, por edhe për ata të Strugës dhe Ohrit.Dëshmia e policit tek moli: Trageti, vetëm me shoqata turistike nga MaqedoniaSipas policitë të molit trageti është me shoqata turistike që ka Maqedonia dhe organizohet prej saj. Sipas tij për atë çka do ndodh me turistët shqiptarë ende nuk ka një përgjigje.“Trageti është me shoqatat turistike që ka Maqedonia, dje ishte, ketu nuk hipet. Trageti organizohet nga Maqedonia. Turistët nga Maqedonia vijnë me target, pijnë kafe, vizitojnë qytetin tonë për tre orë dhe kthehen. Për ne nuk lejohet, kështu është vendimi tani , me vonë ndoshta ndryshohet, kështu na kanë thënë, po nuk e dimë. Erdhën dhe të huajt dhe pyetën sepse nuk hipën dot”, tha aiPas verifikimeve nga gazetari i “Alarm”, Genci Engjëllari, i cili priti për disa orë, trageti nuk erdhi ashtu siç është parashikuar në orar.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter