Kosovë, sekuestrohen 89 kg marijuanë në Prizren, u sigurua në Lazarat

Prizren- Një sasi prej 89 kg marijuanë është sekuestruar në një banesë në Prizren në sajë të operacionit të koduar "PATKOI" , ndërsa një person u vu në pranga. Policia e Kosovës deklaroi se lënda narkotike është siguruar në Lazarat"Dyshimet tona të para janë se ky lloj i narkotikëve ka ardhur nga Shqipëria më herët para operacionit të zhvilluar nga policia shqiptare në Lazarat. Ndërkaq, përsa i përket të dyshuarit, ai është shtetas kosovar, është i nacionalitetit shqiptar, por megjithatë gjatë hetimeve tona kemi kuptuar se ai ka një të kaluar kriminale nëpër shtetet e Evropës perëndimore "- tha Drejtori Antidrogës në Kosovë, Bahri ShalaGjatë kontrollit personit të arrestuar i janë gjetur 39 mijë euro, 1000 franga zviceriane, rreth 320 euro, 300 kruna, 29 mijë lekë shqiptare, 3 pasaporta dhe një dokument udhëtimi të gjitha në emër të të dyshuaritPolicia bëri të ditur se edhe 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë të të arrestuarit janë shpallur në kërkim, por mësohet se ndodhen jashtë Kosovës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter