Rama: Shëndetësia falas është një revolucion që do kohë, jo një magji
Në analizën e 300 ditëve të punës së Ministrisë së Shëndetësisë kryeministri Rama është ndalur te shëndetësia falas, i cili e konsideron atë si një revolucion dhe jo si një magji që mund të ndodhë brenda një kohe të shkurtër.“Na kanë akuzuar se nuk kemi realizuar shërbimin shëndetësor falas ,a thua kjo është një magji, dhe jo një revolucion për të përmbysur një sistem që nuk funksionin. Ky është një zotim që ne do ta mbajmë në kohën e nevojshme për të kryer këtë revolucion.Kemi marrë një angazhim me rëndësi shumë madhore lidhur me shëndetësinë dhe u jemi zotuar shqiptarëve që me votën e tyre ti rihapin vend një shërbimi shëndetësor që nuk do bazohet te sa paguan, por te sa ke nevojë. Pra shërbimi shëndetësor, mbulim falas në çdo hapësirë ku shëndetësia është përgjigjëse e sektorit publik.”Rama u shpreh se shëndetësia falas nuk është një aluçionacion ideologjik apo elektoral"Dua ta theksoj se mbulimi universal shëndetësor apo shëndetësia falas nuk është as aluçionacion ideologjik apo elektoral, por është një tendencë botërore sot që siç nënvizon president ii BB, nuk është një kërkesë për një shëndetësi të mirë, por kusht për barazi, jo për para një malli që e blen kush ka lek po kush ka nevojë Dhe për të arritur në këtë horizont ambicioz ne na duhet një zinxhir zgjidhjesh që lidhen me një sërë fushash të tjera."Rama: Korrupsioni në shëndetësi, sfidë që do t’ia dalimKryeministri Rama e konsideroi korrupsionin në shëndetësi si një sfide që qeveria do ta përballoje dhe se hetimi që po zhvillin Ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë emra konkret mjekësht të cilët do largohen nga shërbimi shëndetësor.“Jemi përballë një sfide që do ta fitojmë pa parë askënd në sy, në kuptimin pa u tërhequr para askujt. Sfidën me një sistem që e ka korrupsionin patologji, sepse ende sot një numër i madhe njërëzish në nevojë mbeten viktima të recetave qëllimisht më të shtrenjta dhe të adresave të imponuara të farmacive nga mjekë që janë sot përpara një zgjedhje shumë të qartë. Ose të heqin dore nga kjo praktike ose do të largohen nga shërbimi. Hetimi i brendshëm që ka filluar Ministria e Shëndetësisë do të kurorëzohet me emra konkretë mjekësh që qofshin kushdo qofshin do të largohen nga shërbimi publik si të pa denjë për tu mbajtur në këtë shërbim me taksat e qytetarëve dhe njëkohësisht si pjesë e atij problemi që ne duam të zgjidhim , e patologjisë së korrupsionit"Rama: Spitalet nuk do jenë kooperativa apo ndërmarrje ku askush nuk mban përgjegjësi“Patriotizmi ynë do të mishërohet në shërbimin shëndëtësor, kush do të shërbejë në këtë qendër shëndetësore duhet ta mishërojë patriotizmin tek sjellja dhe tek cilësia e shërbimit. Kjo nuk është propagandë, por platform, ne do të përmbushim ketë platformë duke i dhënë fund edhe historisë së trajtimit të siptaleve publike si kooperativa apo ndërmarrje ku askush nuk mban përgjegjësi. Duke filluar nga drejtorët, do vendosim kritere të rrepta performance. Pjesë e masave antikorrupsion do të jenë edhe anketimi i atyre që shërbehen nga spitali dhe në bazë të anketimit do caktohen edhe përgjegjësitë duke filluar që nga drejtori.”Beqaj: Në 300 ditë më shumë shërbime në spitaleShëndeti kërkon një zgjidhje të përditshme por edhe të menjëhërshme. Në këto 300 dit punuam në 2 drejtime. Në hedhjen e bazave për të ndërtuar të ardhemne por edhe në rikuperimin e boshllëqeve.Sot të paktën u provua që në spitalet tona në kemi ofruar më shumë shërbime në volum.Beqaj: Të angazhuar ta bëjmë shëndetësinë falas"Duam të institucionalizuar kontrollin bazë, duam ta zhvendosim vëmendjen nga sëmundja te shëndeti. Kujdesi shëndetësor kushton, por jemi të anagzhuar të bajmë falas për atë që ka nevojë. Por nuk mund ti kërkojmë shqiptarëve të kontribuojnë më shumë për shëndetësi nëse nuk jemi në gjendje të prodhojmë sot, se të paktën me pak para, me të njejëteti njerës dhe me të njëjtët pajisë jemi në gjendje të prodhojmë më tepër."Beqaj: Do instalojme shërbimin e urgjencës"Duam të instalojmë shërbimin e urgjencës, ju përballeni me këtë shërbim të cunkuar, në qe e drejtojme e dimë sa i rëndësishëm është, por sot ky shërbim është i cunguar. I rëndësishëm është optimzimi i shërbimit spitalor."300 ditët e progresit drejt shërbimit shëndetësor universalTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitterex/oranews online/