Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2014, 10:34
Qindra tregtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë kundër mbylljes së tregut. Tregtarët kanë kërkuar nga ministri Panariti dhe kryeministri Rama që të ndërhyjë në mënyrë që mos mbyllet tregu.Me pankarta në duar ata i kanë kërkuar ministrit të Bujqësisë që të takohet me tregtarët për të gjetur një zgjidhje.“Mbyllja e tregut, vendim i paligjshëm. Mos abuzoni me fjalën Higjenë” thuhet në pankartat e tyre.Pak ditë më parë tregtarët e ish-Uzinës Dinamo protestuan edhe para prefekturës kundër mbylljes së këtij tregu.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter