Masakër në Fier, ekzekuton familjen se ishte kundër fejesës së mbesës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2014, 10:33
Një 73 vjeçar vrau me armë gjahu dy vëllezërit e tij, kunatën mbesën 17 vjeçe dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Ngjarja tragjike është shënuar në fshatin Sukë 2 të komunës Strumë mëngjesin e sotëm.
Nga të dhënat e para por jo të konfirmuara zyrtarisht mendohet se shkak ka qenë mos dakordësia e fejesës së 17 vjeçares.
Autori nuk ka qenë dakord për këtë fejesë dhe ka pasur debat.
Mësohet se 73 vjeçari Bajram Vrapi ka hyrë në banesën e vëllait të tij Xhemal Vrapi, 79 vjeç dhe ka qelluar me arme gjahu ndaj pjestareve te familjes, dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën e tij adoleshente.