Rritet kriminaliteti në Qarkun e Beratit, në 6 muaj, 341 krime më shumë se një vit më parë

Berat-  Në 6 mujorin e parë  të vitit janë regjistruar rritje të numrit të veprave penale në Qarkun e Beratit krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. Nga janari deri në qershor janë shënuar 341 vepra penale më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ku në sy bie numëri i lartë i vjedhjeve.Kreu i policisë së këtij qarku, Lorenc Panganika bëri një analizë të gjithë ngjarjeve të evidentuara gjatë këtij gjashtë mujori në tre komisariatet si dhe rezultatete e arritura.“Janë implikuar 726 shtetas, nga të cilët 248 janë arrestuar dhe ndaluar dhe ndjekur në gjendje të lirë 452 persona, shpallur në kërkim 25. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar janë evidentuar në Prokurori 387 vepra penale, nga të cilat zbuluar 383. Janë implikuar 393 persona, janë ndaluar dhe arrestuar 116, ndjekur në gjendje të lirë 272 si dhe shpallur në kërkim 5. Pra shikohet një rritje e veprave penale në këtë 6 mujor me atë të vitit të kaluar”, tha PanganikaGjatë 6 mujorit të parë të vitit, në qarkun e Beratit janë ndjekur nga prokuroria rreth 728 vepra penale.