Protestë-homazh para kryeministrisë, Qafzezi: 5 viktimat u vetëvranë sepse u larguan nga puna

Tiranë-Në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur fotot e 5 personave që u vetëvranë, pas vendimit për largimin e tyre nga puna.Këtë mënyrë ka zgjedhur Shoqata e të Larguarve nga Administrata për të zhvilluar këtë proteste-homaxh, duke fajësuar qeverinë se me revanshin dhe arbitraritetin e saj, çoi në vetëflijimin e 5 personave“Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga administrata së bashku me familjarët ndodhemi përpara kryeministrisë për të bërë homazhe për këta njerëz të cilët kanë qenë punonjës në administratë dhe janë larguar nga puna me një shkresë të pajustifikueshme të cilën këta njerëz nuk e përballuan dot. Pra këta njerëz u larguan nga jeta si pasojë e një vrulli politik të zotit Rama, prandaj jemi këtu për ti nderuar këta njerëz që nuk përballuan dot dhunën e këtij shteti”, u shpreh Qafzezi.Në protestën homazh morën pjesë edhe familjarë të viktimaveKjo është dhe protesta e parë e kësaj shoqate që prej daljes nga greva e urisë që zhvilluan para Kryeministrisë të ngujuar në çadra për 15 ditë me rradhë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter