Qeveria miraton hartën e re. S'bie pre e presionit "grek", Himara s'ndryshon

Qeveria shqiptare sfidon presionin e minoritetit grek dhe atë politik të aleatit PBDNJ, duke mos i ndryshuar asnjë presje variantit të reformës territoriale për Himarën.Pa asnjë surprizë Këshilli i Ministrave miratoi mesditën e sotme  propozimin e hartuar nga komisioni i posaçëm parlamentar.Ministri Çuçi tha se qëndrimi i qeverisë për Himarën është i prerë dhe i qartë se Himara është pjesë e Shqipërisë dhe është një nga 58 zonat funksionale."Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri. Për ne Himara është pjesë e Shqipërisë, përvec 3 zonave minoritare që për shkak të kritereve që ne kemi vendosur kemi ruajtur përkatësinë minoritare. Himara është krijuar për të krijuar një funksionalitet si bashki e ardhshme", u shpreh Ministri.KM miraton harten e re Në daljen për mediat nga kryeministria ministri tha se janë gati të gjitha materialet për projektin e hartës së re territoriale të Shqipërisë me 61 bashki..“Sot Këshilli i Ministrave miratoi projektin për ndarjen e re administrativo territoriale sipas propozimit të bërë nga komisioni i posaçëm. Qëndrimi për reformën është i qartë dhe i prerë në mbështetje të propozimit të ardhur nga komisioni. Projekti për ndarjen e re me 61 bashki që ka dalë pas një analzie të plotë në bazë të kritereve të miratuara nga komisioni. Së bashku me relacionin Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analiznën funksionale të të gjithë bashkive të prozuara për hartën e re si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet”, tha Çuçi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter